KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë e të shpejtë të marrëveshjes – me urgjencë janë të pagjeturit
Politikë

Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë e të shpejtë të marrëveshjes – me urgjencë janë të pagjeturit

Kosova News
Kosova News 11:36 -29/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se takimi i radhës në nivelin e dialogut Kosovë – Serbi do të zhvillohet më 4 prill në Bruksel. Ai ka thënë se do të ketë takim në nivel të kryenegociatorëve.

“Më 4 prill në Bruksel do të diskutohen çështjet e zbatimit të marrëveshjes që tashmë është dakorduar. Ka marrëveshje, ekziston marrëveshja dhe është shumë e qartë e publike për të gjithë. Kemi nevojë për zbatim të saktë e të shpejtë të saj. Prandaj do të organizohet një takim në nivel të kryenegociatorëve”, ka thënë Kurti për gazetarë pasi mori pjesë në lansimin e projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konvetën e Stambollit”, ka deklaruar Kurti.

I pyetur në lidhje me deklaratat, përfshirë ato të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, se themelimi i Asociacionit është urgjencë, Kurti ka thënë të mos merren për bazë deklaratat politike, pasi marrëveshja është e qartë dhe duhet zbatuar e tëra.

“Marrëveshja duhet zbatuar e tërë. Nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka jo. Siç nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes e aneksit, ashtu s’mund të ketë as zbatim të njëanshëm të tyre. Marrëveshjen nuk duhet copëtuar me marrë pjesët e preferuara. Te fjala që thatë ju ‘urgjencë’, ajo është pikërisht te fjalia që ka të bëjë me të pagjeturit, të zhdukurit me dhunë. Lexojeni tekstin. Deklaratat politike të kujtdo qoftë janë për t’i shërbyer procesit. Por, tash kemi marrëveshje nuk kemi nevojë me vendos asnjë deklaratë apo prononcim publik politik të ndokujt mbi tekstin e marrëveshjes bazë apo aneksit të zbatimit. Fjala ‘urgjencë’ është vetëm te fjalia për të pagjeturit”, tha Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Dështon edhe tentimi i 15-të për konstituim

Peci thotë se presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime

Murati: Do ta shqyrtojmë ftesën e presidentes për takim

“Presim që presidentja të na jap një alternativë”, Time Kadriaj para seancës së sotme

OVL i UÇK-së sot mban një konferencë shtypi

Kosova News 29/03/2023 29/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Ministria e Ekonomisë mbyll kompaninë paralele të ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut
10:50 -13/05/2025
Dështon edhe tentimi i 15-të për konstituim
10:45 -13/05/2025
Peci thotë se presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime
10:34 -13/05/2025
Murati: Do ta shqyrtojmë ftesën e presidentes për takim
10:26 -13/05/2025
“Presim që presidentja të na jap një alternativë”, Time Kadriaj para seancës së sotme
10:06 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?