KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Bislimi udhëtoi për në Bruksel për të diskutuar për targat, duhet të zgjidhet brenda 48 orëve
Politikë

Kurti: Bislimi udhëtoi për në Bruksel për të diskutuar për targat, duhet të zgjidhet brenda 48 orëve

Kosova News
Kosova News 12:28 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me udhëtimin e zv/kryeministrit Besnik Bislimi për në Bruksel.

Kurti ka deklaruar se udhëtimi i Bislimit për në Bruksel lidhet pikërisht me çështjen e targave që duhet të zgjidhet brenda 48 orëve.

Ai në një konferencë për media, ka deklaruar se Bislimi është atje pasi do të takohet me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe përfaqësuesin e Serbisë për dialogun, Petar Petkoviq.

Tutje, kreu i ekzekutivit deklaroi se në Bruksel të hënën nuk shkoi për të biseduar për çështjen e targave, por për propozimin franko-gjerman.

“Unë nuk kam shkuar në Bruksel për të biseduar për targat. Kam shkuar për të biseduar për marrëveshjen finale. Pra, për propozimin franko-gjerman. Kur kam qenë në Paris i kam thënë përfaqësuesit Borrell që duhet ta diskutojmë propozimin franko-gjerman dhe më ka thënë që është propozim i BE-së e jo i Francës dhe Gjermanisë. Por, në Bruksel e pash që po të ishte propozim i BE-së, nuk do të hiqte dorë aq kollaj. Aty u binda se qenka propozim franko-gjerman”.

Lexo po ashtu:

Kurti: Serbia nuk e nënshkroi marrëveshjen për të pagjeturit, BE-ja nuk e kritikoi

Bislimi tashmë është nisur për në Bruksel dhe kjo është konfirmuar edhe nga kabineti i tij.

Prej shumë javësh, situata në veri të vendit është e tensionuar.Si fillim si shkak i vendimit të Qeverisë që serbët të konvertojnë targat e automjeteve nga ato ilegale në RKS, bëri që një numër i madh i serbëve të dorëhiqen nga institucionet drejtuese në vend.

Kurti për marrëveshjen finale: Unë thashë në shkurt, ata thanë në mars, unë pranova marsin ata e lanë krejt

Si fillim u bë shkarkimi i drejtori të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, e më pas rreth 600 policë nga nacionaliteti serb u larguan duke dorëzuar edhe pajisjet e tyre policore.

Më pas dorëheqjen e bënë të ditur edhe zyrtarët e Listës Serbe, e bashkë me ta edhe prokurorë, gjyqtarë, zyrtarë të Doganës së Kosovës e zyrtarë të KQZ-së.

Pas gjithë këtyre dorëheqjeve, Kurti kërkoi nga ta që të mos braktisin institucionet.

Gjatë të hënës në Bruksel, Kurti zhvilloi takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, por nga ky takim nuk pati asnjë dakordim për targat.

Pas kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan nga Kurti që të shtyjë vendimin për shqiptimin e gjobave prej 150 euro ndaj serbëve që nuk kanë konvertuar këto targa.

Kurti më pas vendosi që të dëgjojë ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe e shtyu këtë vendim për 48 orë.

Nesër pritet që ky vendim të përfundojë, derisa nuk dihet nëse Policia e Kosovës do të nis me shqiptimin e gjobave, apo në takimin e sotëm në mes Bislimit dhe Petkoviq do të arrihet ndonjë marrëveshje.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE kanë kërkuar që situata të zgjidhet përmes dialogut, ndërsa nga Kosova u kërkua që menjëherë të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, gjë të cilën e kundërshtoi hapur Kurti.

Kurti shpalos detaje nga takimi në Bruksel: Borrell iu përshtat interesave të Serbisë

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Krasniqi nga NISMA: Zgjidhja për konstituimin e Kuvendit është vetëm në tryezë të përbashkët

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det
15:16 -29/06/2025
Llapi ndanë rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë
15:11 -29/06/2025
Imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme, palestinezët qajnë për të dashurit e tyre të vrarë në luftë
15:08 -29/06/2025
Po shkëlqen në Botërorin e Klubeve, katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian
15:05 -29/06/2025
‘Dridhet Beogradi’, dhjetëra mijëra demonstrues kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit
15:02 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?