Krerët shtetërorë të premten kanë shprehur përkrahje për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, në një-vjetorin kur trupat ruse nisën pushtimin e territoreve ukrainase.
Në fajlën e tij para gazetarëve ukrainas kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se Kosova i di mirë pasojat e luftës dhe prandaj do të mbështes e solidarizohet me Ukrainën në të gjitha format deri në fitoren e saj kundër agresionit rus.
“Kosova i di mirë pasojat e luftës e edhe pasojat që vijnë dekadat e ardhshme pas mbarimit të saj, por Kosova është e lumtur që është shtëpi e 12 gazetarëve ukrainas. Me urimin që është bërë shtëpi edhe si ndjenjë përpos si strehë do të jemi pran jush si popull, shoqëri e institucione – dje, sot dhe nesër. Rezistencë, solidaritet dhe mbështetje deri në fitore”.
Kurti ka thënë se Ukraina duhet të fitojë për t’u ruajtur paqja në Evropë.
“Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ishte shokuese por jo edhe befasuese. … Populli i Kosovës i kupton shumë mirë këto shifra vuajtjet që shkaktojnë… e në një ditë të zymtë si kjo megjithatë jemi të lumtur që Kosova është bërë shtëpi për 12 gazetarë ukrainas. Ukraina duhet të fitojë sepse vetëm kështu do të ruhet paqja dhe demokracia në kontinentin e Evropës”.

Ai theksoi se Republika e Kosovës nga fillimi e ka dënuar dhe vazhdon ta dënojë agresionin rus në Ukrainë, ndërsa vendosi menjëherë sanksione dhe shprehu gatishmërinë për të strehuar deri 5000 refugjatë ukrainas.
Kurti, në një vjetorin e fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, tha se ky agresion është sulm mbi lirinë dhe demokracinë.
“Në mëngjesin e hershëm të 24 shkurtit të vitit të kaluar pasi kishte grumbulluar mbi 200 mijë trupa afër kufirit, Federata Ruse filloi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, ky sulm është mbi lirinë dhe demokracinë dhe mbi vlerat tona themelore”.
Tutje, Kurti gjatë fjalës së tij në ceremoninë solemne për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, agresionin rus e krahasoi me mongolët.
“Më 24 shkurt 2022, Kremlini deshi ta përsërisë në Kiev atë që kishin bërë mongolët në vitin 1242. Rusët në shekullin 21 po i imitonin mongolët e shekullit 11-të. Kështu duket invazdioni rus nga Kiveni, Prishtina e gjithë Evropa”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.
