KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti merr pjesë në manifestimin e 144-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit
Politikë

Kryeministri Kurti merr pjesë në manifestimin e 144-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

Jeton Sopa
Jeton Sopa 22:31 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

10 Qershori 1878 për ne, shqiptarët, është një datë e themelimit, jo më pak e rëndësishme se datat e 28 Nëntorit dhe 17 Shkurtit, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në manifestimin që u mbajt në Prizren, për nder të 144-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Në fjalën e rastit, kryeministri Kurti theksoi që Kuvendi në Prizren nisi si mbledhje e përfaqësuesve të krahinave shqiptare që rrezikoheshin drejtpërdrejt nga pushtimi prej shteteve ballkanike të kohës, që shqiptarët nuk i konsideronin si komb.

Kuvendi, sipas kryeministrit, nuk u mjaftua me masat ushtarake mbrojtëse, por shpalli se ai ishte kuvend përfaqësues i të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm i popullatës së disa krahinave, se shqiptarët ishin një komb, që do të thoshte se territori ku jetonin u takonte atyre dhe se vetëm ata mund të vendosnin për veten e tyre.

Shqiptarët po kërkonin vetëvendosje, të drejta të njëjta me kombet e tjerë të lirë të Evropës, po kërkonin vetëvendosjen përpara se kjo fjalë të kthehej në të drejtën e parë universale të popujve, tha kryeministri Kurti.

Ai nënvizoi se Kuvendi në Prizren dhe kuvendet e tjera të Lidhjes që u mbajtën në vijim dhanë mesazhin se shpëtimi nuk vjen nga jashtë. Nëse i var shpresat krejtësisht te shtetet e tjera, veten e konsideron objekt dhe nuk të mbetet tjetër veç t’iu përshtatesh interesave të të tjerëve, theksoi kryeministri Kurti.

Lidhja e Prizrenit është një program sepse, siç u shpreh  kryeministri, forcimi i shtetit dhe i sovranitetit është garancia më e mirë që ka një komb për sigurinë e tij, aleancat, zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin e gjithanshëm ndërkombëtar dhe pjesëmarrjen në procese integruese rajonale, kontinentale dhe globale.

Kryeministri foli edhe për krizën e rëndë me të cilën po përballet sot kontinenti i Evropës, shkaku i agresionit dhe invazionit të paprovokuar dhe të pa justifikuar në Ukrainë.

Jo shumë larg prej nesh, kombi ukrainas po lufton për ekzistencën, lirinë, atdheun dhe shtetin e vet, tha kryeministri Kurti dhe shtoi se Rusia në vend që të bashkëpunojë për sigurimin e paqes në botë, po ringjall ëndrrat perandorake të fashizmit e komunizmit sovjetik.

Sot nevojitet solidariteti me viktimën dhe dënimi i agresorit. Nevojitet ndihma ndaj luftës çlirimtare dhe izolimi i agresorit, njëjtë si në vitet 1998-1999 kur NATO i erdhi në ndihmë popullit shqiptar të Kosovës, tha kryeministri.

Gjithashtu lexoni:

Arrijnë në gjykatë pesë policët e përfshirë në rastin 27-vjeçarit në Lipjan

Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës

Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Rasti i vdekjes në Lipjan, mbahet seanca dëgjimore ndaj policëve

Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

Jeton Sopa 10/06/2022 10/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Arrijnë në gjykatë pesë policët e përfshirë në rastin 27-vjeçarit në Lipjan
10:15 -09/07/2025
Komuna e Gjilanit mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh
09:50 -09/07/2025
Miftaraj: Në bazë të informatave që kemi, autopsia ka përcaktuar se Zejnullahu u ngulfat nga policia
09:39 -09/07/2025
Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan
09:22 -09/07/2025
Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës
08:36 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?