KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Albin Kurti
Home » Kryeministri Kurti flet për BBC vetëm një ditë pasi Vuçiqi u dorëzua dhe i pranoi dokumentet e Kosovës
Politikë

Kryeministri Kurti flet për BBC vetëm një ditë pasi Vuçiqi u dorëzua dhe i pranoi dokumentet e Kosovës

Kosova News
Kosova News 10:12 -28/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se reciprociteti që pritet të nisë nga shtatori për çështjen e targave ndaj qytetarëve serbë, nuk do të bëhet kundër serbëve.

Ai tha të dielën në “BBC World Service” se kjo është për respektim të ligjit e të reciprocitetit.

Kjo intervistë e Kurtit u bë pasi u arrit marrëveshja e fundit e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese.

“Më 1 tetor shpresojmë që të mos kemi dokumente që nuk janë legjitime, pos atyre të njohura si “RKS” apo Republika e Kosovës. Një gjë e tillë nuk është kundër serbëve, por po bëhet për respektim të ligjit dhe të reciprocitetit”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, një nga faktorët që çoi në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve, është se më 1 gusht, Kosova ua lëshoi serbëve mbi dymijë dokumente me mbishkrimin “Republika e Kosovës”. Sipas tij, lëshimi i dokumenteve për 19 orë, u krye pa incidente e ankesa.

Kurti tha se për marrëveshjen e arritur të shtunën (27 gusht), kontribuuan shefi i BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kurti falënderoi edhe popullin e Kosovës për durim dhe mbështetje.

Sipas tij, Beogradi zyrtar po insiston në një lloj kompensimi për humbjen e Kosovës, e kjo sipas Kurtit, nuk po bëhet publikisht dhe zëshëm.

Ai u shpreh se pas përfundimit të luftës, një pjesë e serbëve mbeti në Kosovë, duke i shfrytëzuar dokumentet dhe targat e kohës së ish-presidentit serb, Slobodan Milosheviq.

“Milosheviqi nuk e nisi luftën vetëm ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës, por edhe ndaj 19 shteteve anëtare të NATO-s”, tha mes tjerash ai.

Kurti ka folur për bisedimet mes dy vendeve të zhvilluara në Bruksel, ndërsa këto bisedime i ka konsideruar si jo të lehta.

“Kemi pasur bisedime ne Bruksel, bisedime këto që nuk kanë qenë të lehta, por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”, është shprehur ai.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë

AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin

Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim

Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotim nga deputetët opozitarë

Haxhiu: Kushtetuesja s’e pa si shkelje Komisionin për votimin e fshehtë

Kosova News 28/08/2022 28/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë
14:20 -01/07/2025
AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin
14:02 -01/07/2025
Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim
13:42 -01/07/2025
Me iniciativë të presidentes Osmani dhe me mbështetjen e Katarit, invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara
13:22 -01/07/2025
Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë
13:03 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?