Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, ka shprehur edhe një herë përkrahjen e shtetit të saj për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO.
Pas takimit që pati me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Koisovës, ajo tha se raportet mes Kosovës dhe Kroacisë janë të shkëlqyeshme, derisa përgëzoi Kosovën për rreshtimin, siç tha “në anën e duhur të historisë, pas agresionit rus në Ukrainë”.
Nga ana tjetër, kryetari i komisionit parlamentar, Haki Abazi, tha se gjatë diskutimit me ambasadoren kroate folën për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes së rajonit.
Po ashtu ia tha se janë prekur edhe çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe pranisë më të madhe të bizneseve kroate në Kosovë.