Ad image

Krerët e opozitës bojkotojnë manifestimin qendror për Ditën e Çlirimit, të pranishëm ishin ambasadorët

Kosova News
Kosova News 14:10 -12/06/2022

Nën patronazhin e Presidencës së Republikës së Kosovës në Bllacë të Hanit të Elezit po mbahet manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze.

Në këtë manifestim po marrin pjesë krerët më të lartë shtetëror: Vjosa Osmani, Glaul Konjufca, Albin Kurti, ministra dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

I pranishëm është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, dhe të shteteve tjera.

Liderët e opozitës, Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj, e kanë bojkotuar manifestimin qendror në Bllacë.

I kontaktuar nga Kosovanews, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, konfirmon mospjesëmarrjen e opozitës, me gjithë ftesat e bëra. “Me gjithë ftesat e dërguara nga Zyra e Presidentes të Republikës së Kosovës, liderët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në manifestimin qendror. Kanë ardhë ambasadorët, por liderët e opozitës jo”, ka thënë Kupina për Kosovanews.

Shpërndaje