Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka thënë se ishte i mirëpritur para takimit të sotëm të nivelit të lartë në Ohër.
Kurti e ka falënderuar kryeministrin Kovaçevski që e ka pritu këtë fundjavë.
“Maqedonia e Veriut është një partner dhe aleat i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin, me të cilin ne dëshirojmë të punojmë edhe më ngushtë në vlerat dhe prioritetet e përbashkëta”, ka shkruar Kurti.
I was welcomed by ??PM @DKovachevski ahead of today's high-level meeting in Ohër/Ohrid. I thanked him for hosting us this weekend. North Macedonia is an important partner & ally to Kosova & the region, with whom we are keen to work even more closely on shared values & priorities. pic.twitter.com/6GT8dshsVy
— Albin Kurti (@albinkurti) March 18, 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak para fillimit të takimit trepalësh në Ohër, është takuar me homologun maqedonas, Dimitar Kovacevski, i cili i uroi delegacionit kosovar një ditë të suksesshme dhe biseda produktive.
Kovacevski, në një postim në Facebook, tha se e përgëzon Kurtin për përkushtimin e shprehur për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit
“Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj një ditë të suksesshme dhe biseda produktive dhe të suksesshme dhe në të njëjtën kohë e përgëzoj për përkushtimin e shprehur për të ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, ka shkruar Kovacevski në Facebook.