Në rrugën alternative në Lagjen e Boshnjakëve ka qenë i vendosur një kamion i tonazhit më të vogël, si pjesë e barrikadës.
Por, ky kamion është tërhequr nga aty, duke bërë që kjo rrugë të lirohet për qarkullim.
Megjithatë, ky kamion i larguar nuk e ka penguar edhe aq shumë lëvizjen e qytetarëve.
Ndërkohë, barrikada me kamionë të tonazhit të rëndë, vazhdojnë të qëndrojnë në rrugën kryesore në këtë lagje. Kjo rrugë lidh veriun dhe jugun në Lagjen e Boshnjakëve.