Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish- kryeministri Avdullah Hoti i ka kërkuar sot Qeverisë së Kosovës rritjen urgjente të subvencione.
Ai tha se çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21% dhe për këtë arsye duhet të rriten edhe subvencionet.
“Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, ka thënë sot deputeti i LDK-së.