KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: 16 vite më parë sheshi u bë pikënisje e shtetit
Politikë

Haxhiu: 16 vite më parë sheshi u bë pikënisje e shtetit

Kosova News
Kosova News 09:28 -10/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e 16 vjetorit të demonstratës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përkujtuar aktivistët e Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të cilët mbetën të vrarë në demonstratat e 10 shkurtit 2007.

Haxhiu shkroi se ata u bënë sakrifikuesit e shtetit, ndërsa tha se mijëra qytetarëve iu dhunua e drejta për mendim të lirë e paqësor nga UNMIK-u.

Ajo bëri të ditur se iu është drejtuar autoriteteve rumune si dhe Sekretarit të Kombeve të Bashkuara për të kërkuara përgjegjësi nga policia rumune për këtë rast.

Postimi i plotë nga ministrja Albulena Haxhiu:

16 vite më parë sheshi u bë pikënisje e shtetit ndërsa protestuesit aktivistë Mon Balaj dhe Arben Xheladini u bënë sakrifikuesit e shtetësisë që nuk dukej në horizont pa këta protagonistë dhe qindra-mijëra qytetarë që mbushën rrugët atëkohë.

E drejta për ushtrim paqësor të mendimit të lirë e qytetar u dhunua me shkopinj e plumba gome të UNMIK-ut, që për pasojë u dhanë fund tragjikisht jetëve të Monit dhe Arbenit. Rënia e tyre e ngriti edhe më shumë alarmin për korrigjim të padrejtësisë që po na bëhej me pakon e Ahtisaarit, e cila vetëm pastaj rezultoi me përmendjen e togfjalëshit “pavarësi e mbikëqyrur”, ende pa u mbushur as 3 javë prej vrasjes së dy aktivistëve nga plumbat e policisë rumune.

Në vitin 2009 ishte hapur rasti për hetimin e vrasjes së Monit dhe Arbenit. Para 3 vitesh zyrtarisht si Ministre, u jam drejtuar autoriteteve rumune me shkresë për informacione lidhur me detajet procedurale dhe veprimet e ndërmarra pë vrasjen e aktivistëve protestues. Vitin e kaluar rastin e kam adresuar edhe te Sekretari i Kombeve të Bashkuara për të kërkuar informata lidhur me nivelin e zhvillimit të prcedurave dhe marrjen e përgjegjësisë nga policia rumune.

Aktivistët po protestonin paqësisht atë ditë për ta mbrojtur vendin e tyre. Mbledhja e qytetarëve për protestë paqësore është e drejtë universale e garantuar edhe me konventa ndërkombetare. Prandaj, për vrasjen e Monit dhe Arbenit, nuk do te rreshtim së kërkuari përgjegjësi.

Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, emrave që përherë do të jenë të gdhendur në pllakën e Kosovës së pavarur!

Ne po ecnim drejt atë ditë, ne do ecim drejt gjithmonë!

Gjithashtu lexoni:

Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Presidentes Osmani

Diskutohet liberalizimi i tregut të energjisë – Kurti garanton mbështetje për sektorin prodhues

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Në raportin final të Misionit të BE-së  theksohet ndërhyrja eksplicite në zgjedhje e Richard Grenell, në mbështetje të opozitës e kundër Kurtit

Komandanti i KFOR-it kërkon zhbllokim të shpejtë të situatës politike

Kosova News 10/02/2023 10/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
65%
1 km/h
Mon
17 °C
Tue
20 °C
Wed
20 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

“Të fala nënës babë”, Murati me postim prekës pas përfundimit të të pames për babanë e tij
22:56 -19/05/2025
Zelensky propozon takim mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, BE-së e Britanisë
22:33 -19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për marrje të ryshfetit, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes
22:02 -19/05/2025
“Marrëveshje kartel”, në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave – fillon hetimi
21:59 -19/05/2025
Real Madridi planifikon të bëjë një transferim prej 100 milionë eurosh
21:06 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?