Këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Yair Zivan, ka postuar një fotografi të presidentit amerikan, Joe Biden, ku shihet teksa ulet në gju për t’iu folur dy të mbijetuarave të Holokaustit.
Zivan e ka cilësuar këtë si një moment të fuqishëm që shënoi edhe fundin e ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem.
”Një moment tepër i fuqishëm në fund të ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem derisa predienti i ShBA-së, Biden ulet në një gju për të folur me dy të mbijetuara të Holokaustit”, ka shkruar Zivan.
Fotografia e publikuar nga Zivan ka marrë mijëra pëlqime në ‘twitter’.