KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ftesa e Ambasadës Amerikane, më 31 janar diskutohet për Asociacionin
Politikë

Ftesa e Ambasadës Amerikane, më 31 janar diskutohet për Asociacionin

Kosova News
Kosova News 22:36 -25/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Takimi i 31 janarit, i thirrur nga Ambasada Amerikane, me aktorë të ndryshëm, ka për qëllim diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ndërsa, pas ministrit Nenad Rashiq, edhe zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin amerikan.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka ftuar për datën 31 janar, drejtues të shoqërisë civile në Kosovë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, udhëheqës politikë dhe diplomatë për të diskutuar rreth krijimit të Asociacionit të komunave serbe.

RTK ka pyetur në Qeverinë e Kosovës se si i janë përgjigjur ftesës, mirëpo zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, nuk ka treguar nëse kryeministri Kurti do të marrë pjesë në këtë takim. Megjithatë ai në një përgjigje ka thënë se si qeveri kanë dhënë propozimet e tyre dhe kanë shprehur konsideratën për të diskutuar për të drejtat e minoriteteve në kuadër të një marrëveshjeje për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.

Përparim Kryeziu zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se diskutime për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka pasur prej ditës së nënshkrimit të marrëveshjes për të, fillimisht në vitin 2013 e pastaj në vitin 2015.

“Por për atë marrëveshje, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që praktikisht thotë se ajo bie ndesh me frymën e Kushtetutës dhe multietnicitetin që garanton. Kosova është palë në dialog. Si qeveri, kemi dhënë propozimet tona dhe shprehur konsideratën tonë për të diskutuar për të drejtat e minoriteteve në kuadër të një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër. Pra, për normalizim të plotë të marrëdhënieve nevojitet që në qendër të jetë njohja reciproke, jo asociacioni i komunave me shumicë serbe. Në dialog janë rreth 33 marrëveshje të arritura. 2/3 nuk zbatohen nga Serbia. Ka nevojë që të flitet më shumë për këtë fakt”, ka thënë ai.

Një ftesë të tillë e mori edhe zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi. Ajo tha se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ambasadës Amerikane pasi që SHBA është një faktor stabiliteti dhe paqeje për gjithë Ballkanin e në veçanti për Kosovën.

“Pra, unë do të jem e pranishme në takim dhe sigurisht që është një takim konsultativ, Ne do t’i shprehim qëndrimet tona dhe shoh që sektori i synuar evropian është i ftuar. A do të thotë ky takim që Asociacioni vetëm do të nisë të zbatohet? Jo, nëse e shihni qëndrimin tim personal, jo vetëm qëndrimin e qeverisë, është një. Qëndrimi im personal është se gjithmonë kam qenë kundër formimit të komunave etnike, kundër formimit të komunave me një kombësi. Shihni çfarë ndodhi. në Bosnje-Hercegovinë, Republika Srpska e ka bërë gjithë këto vite dhe gjithë procesin e federatës së Bosnje-Hercegovinës si një shtet i ndenjur. Cilat janë dëmet materiale të mëdha dhe njerëzore të shkaktuara nga lufta e viteve nëntëdhjetë, dhe gjenocidi i Srebrenicës, çfarë ndodhi me boshnjakët dhe përkundër gjithë kësaj deri më tani, Bosnja ishte goditur me gurë në çdo kuptim. Dhe sot, nga paramendimi, ne si qeveri po bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë”, ka deklaruar Rexhepi.

Ajo po ashtu tha se është kundër çdo asociacioni një etnik pasi që në këtë mënyrë do të diskriminoheshin nacionalitetet tjera të cilat jetojnë në komunat veriore të Kosovës.

RTK ka provuar të kontaktojë edhe subjektet politike opozitare për të kuptuar nëse janë ftuar nga ambasada amerikane në këtë takim dhe se si do ti përgjigjen ftesës por ato nuk janë përgjigjur.

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Kosova News 25/01/2023 25/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?