Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, është deklaruar pas takimit me krerët e partive opozitare.
Escobar, pas takimit thotë se opozitarët e siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën kur është paralajmëruar fillimi i zbatimit të masës së reciprocitetit.
“Ata [krerët e partive opozitare] na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehet në të mirë të vendit”, tha Escobar.
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se janë duke provuar ta gjejnë një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.