KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar e Lajçak: E ardhmja e Kosovës është në BE
Politikë

Escobar e Lajçak: E ardhmja e Kosovës është në BE

Kosova News
Kosova News 13:11 -17/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd, Miroslav Lajçak, kanë thënë se e ardhmja e Kosovës dhe Serbia është në BE, por pas normalizimit të marrëdhënieve.

Escobari ka thënë se duhet të largohet narrativa se Kosova është Serbi, pasi thotë se të dyja janë Evropë. 

“Mendoj se duhet të largohemi nga narrativa se Kosova është Serbi dhe të shkojmë drejt narrativës se Kosova dhe Serbia janë Evropë. Dhe kështu, ju keni një të ardhme të përbashkët që po largohet me shpejtësi nga problemet e viteve ’90 dhe po shkon shpejt drejt mundësive të shekullit të 21-të”, u shpreh Escobar për Kurir.

Ai beson se Ballkani Perëndimor është i aftë të jetë shtytës i zhvillimit ekonomik dhe se duhet të fokusohet në të për të ecur përpara.

- Reklamë -

Lajçak vuri në dukje se rruga drejt BE-së për të dyja palët është përmes dialogut dhe se “një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin është e nevojshme sepse ” ‘status quo’ nuk është e qëndrueshme”.

“Është shumë e rëndësishme që të kalojmë përtej fazës aktuale ku po flasim pothuajse çdo ditë me dy liderët vetëm për të shmangur tensionet më të mëdha dhe të fillojmë të flasim më shumë për tablonë më të madhe”, ka thënë ai, shkruan Danas.

Ai theksoi se pa normalizim të marrëdhënieve nuk do të ketë anëtarësim në BE.

“Duhet një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur dhe se i takon të dyja palëve të bien dakord se çfarë përbën një kompromis për to”, deklaroi Lajçak.

Escobar u drejtohet politikanëve serbë: Largohuni nga retorika Kosova është Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, u takuan në gusht në Bruksel. Aty ranë dakord për takime të nivelit të lartë në baza mujore. Por kur kanë kaluar 17 ditë nga shtatori, ende s’ka datë për takimin e radhës mes dy liderëve.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Kosova News 17/09/2022 17/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar
10:09 -06/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?