KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklaratë shokuese e Presidentit të Kroacisë: Kosova i takonte Serbisë, u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare
Politikë

Deklaratë shokuese e Presidentit të Kroacisë: Kosova i takonte Serbisë, u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare

Kosova News
Kosova News 11:56 -30/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka mbajtur një konferencë për media në Petrinja, nga ku foli për luftën në Ukrainë, duke u shprehur kundër dërgimit të armëve atje.

Ndër tjerash, ai aty gjeti shkas të flasë edhe për Kosovën, duke thënë se ajo u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare. Tani, sipas Milanoviqit, Rusia po e bën të njëjtën në Ukrainë, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

“Bashkësia ndërkombëtare dhe ne. Ajo është rrëmbyer nga Serbia. Kosova është marrë nga Serbia, a është kështu? A e kemi njohur Kosovën, po e kemi njohur. Unë jam prapa Kosovës, por pasi kjo është bërë njëherë (aneksimi), pra pa vullnetin e shtetit (Serbisë), të cilës Kosova i ka takuar e kjo ka qenë Serbia, respektivisht Jugosllavia, e cila për ne nuk është shtet mik dhe as që jemi brengosur për ta, ka qenë vetëm çështje kohe se kur Rusia apo dikush tjetër do të bëjë të njëjtën dhe kjo tani po ndodh”, ka thënë ai.

Presidenti kroat vazhdoi edhe më tej, dhe dikur tha se “nuk është në pyetje kontestimi i Kosovës”.

“Ajo u mor nga Serbia. Kush e bëri këtë përveç nesh? A e njohëm ne Kosovën? Nuk është aneksim, është rrëmbim. Si quhet? Nxjerrje. Nuk është fyti, por qafa. Unë kam shumë miq atje, shpresoj që po e kuptoni se çka po flas. Këtu nuk është në pyetje kontestimi i Kosovës, por i gjithë koncepti. Shpresoj që po e kuptoni çka po flas, kjo nuk është vënie në pikëpyetje e Kosovës, kjo është vënie në pikëpyetje e krejt konceptit ku dikush mendon se ka të drejtë për gjithçka”, ka thënë Milanoviq.

Sipas tij, Serbia dhe Rusia nuk janë njësoj. Milanoviq i quajti “çmenduri” disa diskutime në Parlamentin Europian rreth luftës në Ukrainë.

“Ne dhe serbët nuk e urrejmë njëri-tjetrin aq shumë”, ka thënë ndër tjerash Milanoviq.

Këto deklarata të presidentit kroat, bënë menjëherë bujë në mediat serbe. “Informer”, një nga mediat e kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shkroi për këtë, duke e vendosur këtë titull: “Milanoviq e pranoi: KOSOVA U rrëmbye NGA SERBIA!”.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 30/01/2023 30/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
14:13 -11/07/2026
Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës
14:11 -11/07/2026
Ministrja Pacolli: Të mbrojmë natyrën nga zjarret
14:09 -11/07/2026
Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit
13:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?