KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ceremonia falënderuese për gazetarët ukrainas, Osmani: Njerëzit e Millosheviqit, sot janë në krah të Putinit
Politikë

Ceremonia falënderuese për gazetarët ukrainas, Osmani: Njerëzit e Millosheviqit, sot janë në krah të Putinit

Kosova News
Kosova News 14:13 -24/02/2023
Shpërndaje
3
4
7
gazetaret ukrainase
gazetarja ukrainase
8
6
5
1
2
Shpërndaje

Krerët e shtetit të Kosovës sot kanë pritur gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, në shënimin e njëvjetorit të luftës në Ukrainë.

Presidentja Vjosa Osmani e ka shprehur edhe njëherë përkrahjen e Kosovës për Ukrainën e pushtuar nga Rusia, dhe ka thënë se duhet punuar ngushtë me aleatët ndërkombëtarë në uljen e ndikimit të autokratëve në rritje.

“Të nderuar të pranishëm, si asnjëherë më parë bota po përballet me tendencat hegjemoniste të autokratëve në pjesë të ndryshme. Lufta e paprovokuar në Ukrainë tregon për rrezikun nga regjime autoritare si ai i Putinit që kërkon zgjerimin e fuqisë, ndikimit dhe territorit duke cenuar të drejtat dhe sovranitetin e kombeve të tjera, e duke kryer krime të llahtarshme për t’i arritur këto qëllime”, ka thënë Osmani në konferencë për media.

“Ne duhet të jemi unikë dhe të vendosur kundër çdo përpjekjeje për t’i minuar vlerat dhe parimet tona evropiane. Për më tepër, duhet të punojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për të pamundësuar ndikimin e autokratëve dhe për ta mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla ku kombet e shtetet mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe duke respektuar njëri-tjetrin”.

Osmani tha se Ukraina në rrugën e saj për çlirim do ta ketë përkrahjen e pakushtëzuar të Kosovës, dhe akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe shtetin serb që po qëndrojnë në krah të homologut rus, Vladimir Putin, ashtu siç i kishte ndenjur afër Slobodan Millosheviqit.

“Më 1999 bota demokratike u vu në anën e Kosovës duke na mbrojtur nga shfarosja prej regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Sot bota demokratike është në anën e Ukrainës sepse e drejta është në anën e saj”.

Kryeministri Kurti para gazetarëve ukrainas: Ukraina duhet të fitojë për t’u ruajtur paqja në Evropë

“Për vitin 1999 në Kosovë dhe ky vit që po e lëmë pas në Ukrainë duhet të na mësojë edhe shumë mësime të tjera. Mbi të gjitha, nuk duhet ta harrojmë se kush ishin ata që ishin në krah të Millosheviqit në vitin 1999 e që qëndrojnë në krah të Putinit sot në vitin 2023, e të kuptojmë njëherë e mirë se ata që avokojnë për gjenocid njëherë, nuk mund të shndërrohen në agjentë të paqes asnjëherë”.

“Ata që kryejnë, mbështetin apo arsyetojnë gjenocid ndaj një populli të pambrojtur, përgjigjen e vetme duhet ta kenë drejtësinë, e jo akomodimin e përkëdheljen”.

Gazetarja ukrainase: Kosova na kupton më së miri sepse i mbijetoi vetë luftës
Konjufca: Ne patëm një diktator si Millosheviqi dhe ju ukrainas e keni të njëjtin, ndonëse me fuqi më të madhe

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e Liridona Ademajt, sot seanca gjyqësore

Presidentja Osmani takon subjektet poltike për datën e zgjedhjeve lokale

Sot përpjekja e 26-të për konstituimin e Kuvendit

Bajrami: Kurtit dhe ministrave nuk duhet t’u lejohet hyrja në zyra

Hajdari: Një sukses i radhës – rritja e investimeve gjermane të qëndrueshme nga Bavaria në Kosovë

Kosova News 24/02/2023 24/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Prishtinë: Një person dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i banesës
09:32 -04/06/2025
Arrestohen dy gra për sulm ndaj një gruaje tjetër në Podujevë
09:06 -04/06/2025
Vrasja e Liridona Ademajt, sot seanca gjyqësore
08:30 -04/06/2025
Presidentja Osmani takon subjektet poltike për datën e zgjedhjeve lokale
08:29 -04/06/2025
Sot përpjekja e 26-të për konstituimin e Kuvendit
08:26 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?