Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar për takimin që është duke zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se pritet që Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre.
“Ide konstruktive dhe gatishmëri për kompromis nevojiten për të adresuar krizën e vazhdueshme në veri të Kosovës. Palët pritet të ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre pa parakushte. Takimi me Presidentin e Serbisë ka filluar”, ka shkruar Borrell në Twiter.
Constructive ideas and readiness to compromise are needed to address the ongoing crisis in the north of #Kosovo.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 22, 2023
The parties are expected to defuse tensions and deliver on their obligations without preconditions.
The meeting with President of #Serbia @predsednikrs has started. pic.twitter.com/IZLoDZQCO8
Borrell më herët njoftoi edhe për takimin me kryemiistrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe për rrugën përpara. Takimi me kryeministrin Albin Kurti ka filluar”, shkroi Borrell në Twitter.
The situation in the north of #Kosovo continues to be very tense.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 22, 2023
Today, we aim to find solutions for immediate de-escalation and way forward.
The meeting with Prime Minister @albinkurti has started. pic.twitter.com/Pdu6F0LBgT


