KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden i dërgon letër Osmanit për 15-vjetorin e Pavarësisë, mbështet dialogun dhe njohjen reciproke me Serbinë
Politikë

Biden i dërgon letër Osmanit për 15-vjetorin e Pavarësisë, mbështet dialogun dhe njohjen reciproke me Serbinë

Kosova News
Kosova News 17:59 -16/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuar atë Amerikës, Joe Biden, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Zyra e Presidentes.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”, ka thënë Presidenti Biden.

Ndër të tjera, Presidenti Biden ka shprehur mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për dialogun me Serbinë.

Biden, ndryshe nga letra dërguar Vuçiqit, në këtë, ka përmendur njohjen reciproke, si qëllim final i dialogut të Serbisë dhe planit të propozuar nga BE.

“Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më paqësore dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Kosova News 16/02/2023 16/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
20:13 -18/05/2025
Arsenali mposht Newcastlen
19:35 -18/05/2025
Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare
19:01 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?