Në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës Veriore është duke u zhvilluar seanca e rregullt e Kuvendit të kësaj komune, ku 15 këshilltarë të rinj dhanë betimin e tyre, pas dorëheqjeve nga ky institucion para disa javëve.
Nga 15 asamblistët e betuar sot, një është i nacionalitetit serb, dhe dy boshnjakë.
Ndër ta, i vetmi këshilltar nga komuniteti serb që ka bërë betimin sot është Dushan Milunoviq para GI “Srpski opstanak”.
Për këtë seancë ka interesim të madh mediatik, prandaj kryesuesi Skënder Sadiku, për shkak të numrit të madh të gazetarëve në sallë, ka kërkuar që të presin përfundimin e seancës para komunës.
Gazetarët e ndoqën betimin në serbisht dhe shqip.
Në të njëjtën kohë, një numër i shtuar i policëve janë të pranishëm para ndërtesës së komunës dhe rrethinat e saj.