Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Listës Serbe, njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim në Kosovë,Goran Rakiq.
Ende nuk janë dhënë detaje lidhur me këtë takim në mes ambasadorit Hovenier dhe Rakiq.
Duhet përkujtuar që gjatë ditës së djeshme, Lista Serbe, kishte deklaruar publikisht se qëllimi i kësaj partie është rrëzimi i Albin Kurtit nga pushteti.
Po ashtu ambasadori amerikan ka zhvilluar disa takime edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Po ashtu ambasadori britanik, Nicholas Abbott, dje ka takuar zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Të gjitha këto takime vinë pikërisht disa ditë pas zhvillimeve të shumta në veri, ku serbët vendosën barrikada në kundërshtim të vendosjes së reciprocitet për targa dhe dokumente.
Kryeministri Kurti deklaroi sot se reciprociteti do të fillojë zbatimin më 1 shtator, në bashkërendim me ndërkombëtarët.