Ad image

​Abdixhiku uron presidentin Begaj, shpreh vullnetin për bashkëpunim mes dy shteteve në rrugëtimin euro-atlantik

Jeton Sopa
Jeton Sopa 22:36 -04/06/2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uron presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, duke shprehur njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën e fortë për bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik, transmeton KosovaNews.

“Parlamenti i Shqipërisë sot ka zgjedhur për President doktorin dhe ushtarakun Bajram Begaj. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin Begaj në marrjen e detyrës së re. Shpreh njëkohësisht vullnetin dhe dëshirën tonë të fortë për bashkpëpunim të ngushtë mes dy shteteve tona në rrugëtimin e përbashkët euro-atlantik. Presidentit Begaj, i dëshiroj sukses në përfaqësimin dinjitoz dhe me nder të Shqipërisë në vend, rajon e në arenën ndërkombëtare.”/KosovaNews/

Shpërndaje