Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan se tani nuk është koha për njohje nga ana e Serbisë.
Abdixhiku në rrjetin social Facebook ka shkruar se më 7 shkurt të vitit 2021, presidenti Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, i kishte kërkuar presidentit të Serbisë Vuçiq, arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.
“Saktësisht dy vite me Qeverinë Kurti, dhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar. Tani aleati ynë kryesor thekson se koha nuk është për njohje. Ky qëndrim vjen si pasojë e papërgjegjësisë populliste që për politikë turmash jo që s’arriti të përfitojë nga kjo administratë, por pariparueshëm degradojë relacionet në qëndrime që tani dhe normalizojnë mosnjohjen”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.
Postimi i plotë:
