Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një statusi në facebook ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti duke e quajtur qeverisje arrogante përball nevojave të qytetarëve. Ai ka kërkuar nga qeveria heqjen e akcizës për derivate duke thënë se mosveprimi është krim.
“Sot, bëhen 100 ditë nga propozimi ynë i parë për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale. Ky propozim është refuzuar e po refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit.
Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!
Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë” ka shkruar në faqen e tij Abdixhiku.