KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku edhe sot pas takimit me sindikalistët ngre dyshime për ndërprerjen e pagave për grevistët, por si veproi LDK më 2015
Politikë

Abdixhiku edhe sot pas takimit me sindikalistët ngre dyshime për ndërprerjen e pagave për grevistët, por si veproi LDK më 2015

Kosova News
Kosova News 12:54 -02/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim me Këshillin Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të cilët janë ende në grevë dhe po kwrkojnw nga 100 euro shtesë.

Abdixhiku pas takimit në një prononcim për media tha se padrejtësitë që po ju bëhen grevistëve s’kanë vend në Kosovë.

Ai tutje shtoi se ka nevojë për dialog në mënyrë që nxënësit t’i kthehen bankave shkollore.

“Kam dëgjuar kërkesat e tyre dhe u kam shprehur qëndrimet tona. Dialogu mes Sindikatave të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës është imperativ, pra është bazë e funksionimit shoqëror demokratik të Kosovës. Kemi nevojë për dialog, kemi nevojë për mirëkuptim në mënyrë që nxënësit tanë të kthehen sa më parë në shkollat tona, por edhe mësimdhënësve tanë në të gjitha nivelet ti kthehet dinjiteti që e meritojnë. Gjëja e fundit që konsiderojmë që është e domosdoshme tani është penalizmi i mësimdhënësve tanë në këtë krizë të rëndë ekonomike”, ka thënë ai.

Abdixhiku po ashtu tha se si LDK kanë ngritur dyshimet e tyre për ndërprerjen e pagave për grevistët.

“Gjithashtu kemi ngritur dyshimet tona serioze se si është e mundur që për kushte në muajin gusht, që nuk ka pas pasoja në sistemin arsimor të ndërpritet pagesa në fjalë, pra është dënim jo ligjorë. Siç dhe kemi ngritur shqetësimet tona që po bëhet një dënim tërësisht kolektiv i mësimdhënësve në nivel të Kosovës, pa paragjykuar betejën gjyqësore që palët do të bëjnë”, tha tutje ai.

Ai po ashtu shtoi se si LDK i kuptojnë dhe mirëkuptojnë kërkesat e mësimdhënësve.

“Kthimi në bankat shkollor të nxënësve është i domosdoshme. Do ta ngrisim zërin në Kuvend  që këto padrejtësi të pakuptimta s’kanë vend në shtetin tonë”, tha Abdixhiku.

Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj u shpreh se situata në të cilën janë nuk është e mirë.

Ai kërkoi nga partitë opozitare që të ju ndihmojnë, që përmes autoritetit të tyre të shkojnë në qeveri për të dialoguar.

Jasharaj gjithashtu ka thënë se ka marr një telefonatë nga zyra e presidencës, të cilët e kanë pyetur nëse dëshiron të takohet me presidenten Osmani.

“Kam marr një telefonat nga kabineti i saj, dhe më kanë pyetur ‘a jeni që të takoheni me presidenten’ pa na dhënë një datë të saktë. I kemi thënë që po, jemi në pritje kur të na thërrasin. Po urojmë dhe don Zoti që dialogu i mirëfilltë të filloj dhe ajo të bëj një hap të mirë”, ka thënë Jasharaj.

LDK-ja sot kundërshton heqjen e meditjeve për mësimdhënësit, dikur kishte vepruar në mënyrë të njëjtë

Duke e quajtur, narracioni i një pushteti autokratik, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ditë më parë kishte kritikuar ashpër qeverinë Kurti, duke thënë se kërkimi i listave të punonjësve që do të marrin pjesë në grevë për t’ua ndalë mëditjet nga pagat nga ana e Qeverisë, është presion ndaj tyre dhe kërcënim ndaj proceseve demokratike në vend.

Ndërkaq, në vitin 2015, në kohën kur SBASHK-u ishte në grevë për shkak të pagave të ulëta, Avdullah Hoti që ishte ministër i Financave në qeverisjen e asaj kohe të koalicionit PDK-LDK dhe Lista Serbe, kishte vepruar në mënyrë të njëjtë duke thënë tekstualisht : Ne do i llogarisim këto ditë të grevës dhe në fund të muajit do t’i alokojë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë.

Po ashtu, ai në një intervistë për televizionin publik  kishte thënë se është e pakuptueshme që të vazhdohet greva derisa, sipas tij mësimdhënësit sot i kanë marr pagat me rritje.

“Ne do të kujdesemi që në pagat e muajit maj do të zbriten ditët e humbura të punës sepse unë kujdesem për financat publike. Nuk mund të paguhet dikush që nuk punon”, kishte thënë në atë kohë ministri i financave Avdullah Hoti.

LDK-ja sot kundërshton heqjen e meditjeve për mësimdhënësit, dikur kishte vepruar në mënyrë të njëjtë

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 02/09/2022 02/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?