KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AAK i bie pishman, Haradinaj: Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje, nuk duhet me ra Qeveria
Politikë

AAK i bie pishman, Haradinaj: Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje, nuk duhet me ra Qeveria

Kosova News
Kosova News 08:49 -10/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Situata e tensionuar në veri pas dorëheqjeve të nxitura nga Lista Serbe, ka  bërë që krerët e partive opozitare si nga LDK, PDK e AAK te shprehen ditëve të fundit të shqetësuara, ndërsa në një formë kanë fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe jo Serbinë, duke përdorë edhe këtë radhë sikur në Qeverinë Kurti 1, kartën e bashkëpunimit me Amerikën.

Madje tri ditë më parë shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e Listës Serbe do të krijohet vakum kushtetues.

Sipas tij, në këtë situatë zgjedhjet e përgjithshme do të mund të ishin zgjidhja.

“Dorëzimi i mandateve nga Lista Serbe është shumë problem, pasi KQZ-ja duhet të trajtojë persona të tjerë që janë në lista e ata nuk do të pranojnë të marrin mandate, do të vijmë në një situatë kur Kuvendi nuk do të ketë 120 deputetë, do të kemi vakum kushtetues … Ajo që po shohim është se çështja është ndërlikuar shumë dhe ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje”, ka theksuar Tahini, në deklarimin pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të mbajtur me 7 nëntor.

Ndërkohë pas kësaj kërkese për zgjedhje, AAK duket se ka ndërruar mendje dhe është pishman e nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje.

Kështu ka lënë të nënkuptohet vetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por kryeministri Albi Kurti duhet të fokusohet tek marrëveshja me Serbinë si dhe në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Besoj që nuk është në rregull të shkojë Kosova në zgjedhje, nuk është në rregull me ra kjo Qeveri, nuk ka nevojë me ra kjo Qeveri. Ne kemi një projekt mjaft të rëndësishëm para vetes, kjo është Qeveri e Kosovës ekzistuese. Duhet ta gjejnë guximin në vete, ta ndjejë përgjegjësinë që ka, që t’ia sjellë një marrëveshje me Serbinë që ka në përmbajtje njohjen dhe ta nisë Kosovën drejt NATO-s. Kjo është ajo që pret qytetari nga Kurti”, deklaroi në tëvë1, Haradinaj.

Më tej, Haradinaj tha se Kurti nuk mund ta zgjedhë problemin e energjisë, pasi sipas tij, ai ka pasur politikat e gabuara në këtë drejtim.

“E dimë që Kurti politikat ekonomike i ka të këqija”, theksoi Haradinaj mes tjerash.

Kujtojmë se situata mori kahje të tensionimit pasi zyrtarët serbë në veri të Kosovës ditëve të fundit kanë paraqitur dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie për planin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe dhe kthimin e tyre në RKS.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa herë këto ditë u ka bërë thirrje serbëve që të mos i braktisin institucionet e Kosovës, pasi në këtë mënyrë, sipas tij, dobësojnë shërbimet për qytetarët.

Sipas Kurtit, përmes vendimit të Listës Serbe, Beogradi zyrtar dëshiron të destabilizojë situatën në Kosovë, mirëpo Kurti është shprehur se Serbia “nuk do t’ia dalë në këtë mënyrë”./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë

Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Kosova News 10/11/2022 10/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza
10:35 -07/06/2026
Mbi 3 për qind e qytetarëve kanë votuar deri tani, komunat me shumicë serbe me pjesëmarrjen më të lartë
10:25 -07/06/2026
Voton Ramush Haradinaj, bashkë me nënën Rukë
10:11 -07/06/2026
DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë
10:09 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?