KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Politikani serb hyn në zgjedhje me mesazhin për Kosovën e pavarur
Politikë

Politikani serb hyn në zgjedhje me mesazhin për Kosovën e pavarur

Kosova News
Kosova News 17:53 -02/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka njoftuar se do t’u hyjë zgjedhjeve të reja në Serbi nën sloganin “Duhet ndryshe” dhe me një kampanjë në të cilën synon t’ua tregojë qytetarëve serbë të vërtetën për Kosovën e pavarur.

Jovanoviq ka njoftuar se ka vendosur të hyjë në zgjedhje për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë dhe heshtjes së Serbisë ndaj tyre, si dhe se nuk dëshiron të jetojë në një shtet ku qytetarët zgjedhin mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Dragan Dilashit, shkruan “Danas”.

“Nuk do të gënjej popullin për Kosovën, që të ofroj ndonjë rrugë më të lehtë, sepse në fund të asaj rruge do të zhdukeshim”, ka thënë Jovanoviq.

Ai ka njoftuar se do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet lokale të Beogradit, duke shtuar se dëshiron një kryetar që “shëron Beogradin”.

Jovanoviq ka thënë se është kundër planit franko-gjerman sepse, sipas tij, nuk është menduar për Serbinë. Siç ka thënë, ai dëshiron, “që pushteti i ardhshëm në Serbi të ftojë përfaqësuesit e Prishtinës në Beograd ose të shkojnë në Prishtinë, të bisedojnë dhe që Kosova të jetë toka e popullit serb dhe popullit shqiptar, ata që duan të jetë tokë shqiptare le të shkojnë në Shqipëri, e ata që dëshirojnë të jetë tokë serbe në Serbi”.

Jovanoviq ka thënë se gjatë fushatës për zgjedhjet e 17 dhjetorit do të shkojë edhe në Kosovë për t’i vizituar familjet e serbëve të vrarë dhe familjen e policit të vrarë nga sulmi terrorist në Banjskë.

Ka shtuar se nuk e respekton Kishën Ortodokse Serbe. 

Jovanoviq ka vite që njihet si ndër politikanët e rrallë serbë që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?