Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sot e vizituan fëmijët e qendrës se kurseve “Magnetic Corner” në Prishtinë.
Pritja e fëmijëve u organizua nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe u përkrah nga Njësiti i Motoristeve, Njësiti K-9 si dhe Qendra Operative Komunikuese Koordinuese.
“Gjate kësaj vizite, fëmijët patën rastin të komunikojnë me zyrtarët policorë si dhe te shohin për së afërmi motoçikletat, qentë e Njësitit K-9 dhe te vizitojnë Qendrën Operative Komunikuese dhe Koordinuese të PK-së. Fëmijët ishin shumë kureshtarë dhe parashtruan shumë pyetje për zyrtarët policorë dhe realizuan biseda e bënë foto gjatë kësaj vizite”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të policisë.


