Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të një burri e një gruaje që po kërkohen për kryerjen e një vepre penale, vjedhje.
Dyshohet se këta dy persona derisa ishin në shitoren e telefonave, kanë vjedh dy telefonave “iPhone 14 ProMax” .
Ky rast i vjedhjes ka ndodhur me datën 10.02.2023 në rrugën “ Ekrem Rexha “ në Prizren, saktësisht në dyqanin “ MI Store “ qe gjendet ne QT “ Abi Qarshia“.
Në njoftimin e Policisë thuhet se sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale”, thuhet në njoftim.
Policia në këtë rast kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate, apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të Policisë në Kosovë.





