Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Hajder Mukajn, i dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me narkotikët.
Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet për “Kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas nenit 272 dhe 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Njoftimi është lëshuar nga Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ndërsa fotografitë e personit të dyshuar janë publikuar për të kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në identifikimin dhe lokalizimin e tij.



