Policia serbe ka ndaluar të enjten në mëngjes politikanen Rada Trajkoviq dhe nuk po e lejon të hyjë në Kosovë, shkroi ajo në profilin e saj në Twitter.
Trajkoviqi ka thënë për “JUGpress” se sot në mëngjes ka shkuar në takimin e paraparë me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në vendkalimin Merdare, por se policia e ka ndaluar pa asnjë shpjegim dhe nuk e ka lejuar të kalojë kufirin.
Trajkoviqi është ende pranë vendkalimit.
“Sapo u futa në vendkalimin e Merdares. Jam përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”.
Politikania serbe kishte njoftuar ditë më parë se kishte marrë kërcënime, e të cilat u ishin dërguar edhe fëmijëve të saj.
“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe timës është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, pati thënë ajo.
Trajkoviq së fundi është emëruar këshilltare e ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.
Upravo sam zadržana na admin. prelazu Merdare. Isključena sam iz saobraćaja i bez obrazloženja mi se ne dozvoljava ulazak na Kosovo.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 15, 2022
Na putu sam na susret sa predstavnicima grčke kancelarije na KS @GreeceMFA i ambasade USA @USEmbPristina
Molim da mi se omogući sloboda kretanja!