Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë tri ditëve të fundit për armë mbajtje pa leje, janë shoqëruar në stacionin policor dhjetë persona me ç’rast janë sekuestruar nëntë armë zjarri dhe dy thika.
Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme.
“Personat e dyshuar pas intervistimit janë proceduar më tej, konform vendimeve të prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


