Policia e Kosovës ka intervistuar tre persona në Prishtinë pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë më 5 shkurt të këtij viti.
Policia ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit dhe t’i intervistojë sot ata.Organet e rendit kanë sekuestruar edhe katër armë zjarri. Për të dyshuarit është hapur rast për veprat: Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm dhe mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës.


