KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia sekuestron armë e drogë në disa komuna të Kosovës, ka të arrestuar
Siguri

Policia sekuestron armë e drogë në disa komuna të Kosovës, ka të arrestuar

Kosova News
Kosova News 09:14 -12/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa aksione në komuna të ndryshme të vendit, ku janë evidentuar raste të përdorimit të armëve dhe posedimit të substancave narkotike.

Në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, pas një informate për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me një person të dyshuar. Arma e përfshirë në rast është sekuestruar dhe i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Kurse, në Prishtinë, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, dje gjatë një kontrolli rutinë, te një person të dyshuar është gjetur një sasi prej 1.8 gramësh e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Edhe në këtë rast, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia njofoton se në Babimoc të Obiliqit, një pistoletë me karikator dhe shtatë fishekë është sekuestruar nga njësia policore gjatë kontrollit të një veture me targa vendore. Edhe pse i dyshuari kishte leje për armë, ai nuk kishte të drejtë ta mbante me vete, për çka është iniciuar rasti dhe ai është liruar në procedurë të rregullt.

- Reklamë -

Rast më i rëndë është shënuar në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, ku gjatë kontrollit të një veture janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 16 fishekë dhe sasi të ndryshme të substancave narkotike, përfshirë kokainë dhe marihuanë.

Në banesën e të dyshuarit janë gjetur edhe 21 fishekë dhe sasi të tjera narkotikësh. I dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

Dy raste të tjera të armëmbajtjes pa leje janë evidentuar në veri të vendit. Në fshatin Oklace të Zubin Potokut është sekuestruar një pushkë e gjatë (karabinë), ndërsa në Leposaviq një person ka dorëzuar një pushkë gjuetie. Në këtë të fundit, i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Policia e Kosovës njofton se veprimet janë kryer në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe thekson angazhimin e saj për parandalimin dhe luftimin e krimit në të gjitha format e tij.

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

Kosova News 12/09/2025 12/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?