KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia sekuestron armë dhe drogë në disa komuna, disa të arrestuar
Siguri

Policia sekuestron armë dhe drogë në disa komuna, disa të arrestuar

Kosova News
Kosova News 09:02 -24/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa aksione në terren gjatë ë martës, në të cilat janë identifikuar dhe sekuestruar armë pa leje dhe substanca narkotike në disa komuna të vendit, përfshirë Prizrenin, Podujevën, Gllogocin, Ferizajn dhe Dubravën. Si rezultat, disa persona janë arrestuar dhe ndaj tyre janë iniciuar procedura penale.

Në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, njësitet policore kanë ndaluar një veturë me dy persona. Gjatë kontrollit, tek drejtuesi i automjetit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pistoletë, ndërsa tek pasagjeri është gjetur një sasi prej 0.87 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me urdhër të prokurorit, drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje, ndërsa pasagjeri është liruar në procedurë të rregullt.

Po të njëjtën ditë, në Podujevë, është arrestuar një person i dyshuar pasi gjatë kontrollit në oborrin e një shkolle i është gjetur një thikë dhe 0.23 gramë substancë narkotike e dyshuar si marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas inicimit të procedurës penale.
Në fshatin Kishnarekë të Gllogocit, është arrestuar një i mitur nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Gjatë kontrollit, atij i janë konfiskuar 6.1 gramë marihuanë. Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Në Ferizaj, më 22 shtator është sekuestruar një veturë, ndërsa më 23 shtator, gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 3.3 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe një brisk. Hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar.

Ndërkohë, në Qendrën Korrektuese në Dubravë, policia ka iniciuar shtatë raste të ndara, ku gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla të substancës së dyshuar narkotike, e llojit marihuanë. Të gjitha rastet janë në fazën e hetimit.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Kosova News 24/09/2025 24/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?