KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia rekomandon që në rrugën “Xhorxh Bush” të qarkullojnë vetëm linjat 3 dhe 4
Siguri

Policia rekomandon që në rrugën “Xhorxh Bush” të qarkullojnë vetëm linjat 3 dhe 4

Kosova News
Kosova News 22:12 -09/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës i ka rekomanduar Komunës së Prishtinës që në rrugën “Xhorxh Bush” të lejojë qarkullimin e vetëm dy linjave: 3 dhe 4.

Këtë e ka konfirmuar rreshteri në Policisë së Kosovës, Arsim Gollubovci, të hënën në KTV. Ai ka thënë se janë në pritje të një vendimi të komunës lidhur me rekomandimin e tyre.

“Ne e kemi dhënë propozimin tonë që të definohet se cilët autobusë do të kalojnë nëpër këtë rrugë dhe të jetë një korsi normale në këtë shesh. Duke e marr parasysh gjithë këtë numër të autobusëve që e kemi është shumë problem ta kemi një shesh të mirëfilltë, nëse parashihet ‘Xhorxh Bush’ të bëhet shesh”, është shprehur Gollubovci.

Sipas tij qarkullimi i të gjithë autobusëve nëpër këtë rrugë do të shkaktonte kaos.

“Kemi shumë autobusë që kalojnë në rrugën ‘Xhorxh Bush’, përveç autobusëve që janë të kryeqytetit kemi edhe autobusë të linjave të Fushë-Kosovës, Obiliqit dhe disa fshatrave që kalojnë të gjithë nëpër këtë rrugë. Mendimi i Policisë edhe rekomandimi është që linjat 3 dhe 4 kryesisht të qarkullojnë qendrës së qytetit dhe sheshit. Nëse lejohen linja 1, 2, autobusët e fakulteteve që kanë leje për të hyrë në qytet, autobusët e fshatrave të Fushë-Kosovës, Podujevës, atëherë do të bëhet një kaos edhe më i madh”, ka theksuar Gollubovci.

Qeverisja Rama propozoi edhe një testim të njëkahores, në anën e kundërt

Gollubovci ka thënë se në Komunën e Prishtinës ka pasur edhe një propozim që testimi i unazës njkahore të bëhej edhe në anën e kundërt.

“Në grupin punues është diskutuar kjo punë, besoj që kjo do të bënte edhe më tollovi, sepse qytetarët tanimë janë orientuar se kah i bie rruga njëkahore, 50% të qytetarëve tanimë e dinë se kah i bije rruga njëkahore. Tash po të ia ndërrojmë kahen, atëherë qytetarët do të çorientoheshin dhe do të bëhëj një kaos edhe më i madh. A mund të jetë më mirë ose më keq, s’mund të them asgjë lidhur me këtë projekt. Kemi diskutuar, ka pasur vetëm biseda lidhur me këtë por zyrtare nuk ka asgjë lidhur me këtë”, ka theksuar ai.

Por Gollubovci ka thënë se mendon që rruga njëkahore e lehtëson komunikacionin dhe se Prishtinës i duhet një ndryshim në komunikacion.

Gjithashtu lexoni:

Dy shtetas serbë kapen duke kaluar kufirin ilegalisht në Gjilan

Dy të arrestuar pas një konflikti familjar me lëndime trupore në Prishtinë

Kthehet në rigjykim rasti për vrasjen në qendër të Prishtinës: Elementi i dashjes, kontradiktor me arsyetimin

Aksident trafiku në Prizren, arrestohet shtetasi shqiptar

Aksident trafiku në rrugën Drenas–Skenderaj, humb jetën një 24-vjeçare

Kosova News 09/01/2023 09/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

“E gjithë bota po vëzhgon”, nisin bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
14:20 -02/06/2025
Bislimi takon Sorensenin në Bruksel
13:55 -02/06/2025
Jashari takon dy gjeneralë amerikanë, diskutojnë për ushtrimin “Defender Europe 25″
13:24 -02/06/2025
Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices
13:05 -02/06/2025
Dy shtetas serbë kapen duke kaluar kufirin ilegalisht në Gjilan
12:47 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?