Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve.
Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur në Pejë dhe dyshohet se janë falsifikuar dy diploma.
Rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për dy diploma të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.


