Një grua ka ndërruar jetë të mërkurën në Kamenicë.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, një burrë kosovar ka njoftuar për vdekjen e viktimës.
Sipas njoftimit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq policia e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa, rasti mbetet në hetime.
“Kamenicë 25.09.2024 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.