Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka qenë mjaftë aktive në realizim të planeve operative. Ndërkohë, ndaj shkelësit të rregullave të rënda në komunikacion, ata kanë marrë masa sipas ligjeve në fuqi.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka thënë se pezullimi i patentë shoferëve dhe shqiptimi i gjobave në komunikacion, ka për qëllim parandalimin e aksidenteve dhe vetëdijesimin e shoferëve që mos të bëjnë shkelje në komunikacion.
“Policia Rajonale e Ferizajt edhe gjatë javës së kaluar si gjithmonë ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Gjatë javës së kaluar, nga data 02-08.06.2025, janë shqiptuar një mijë e 358 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 31 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik”, ka thënë Veseli./