KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia në aksion kundër shitblerjes së drogës në Prishtinë, arrestohet një person
Siguri

Policia në aksion kundër shitblerjes së drogës në Prishtinë, arrestohet një person

Kosova News
Kosova News 20:56 -15/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia ka njoftuar se ka mbledhur informata se dy të dyshuar të njohur për policinë janë duke u marrë me shitblerje të narkotikëve dhe shitjen e bëjnë nga shtëpitë e tyre që gjenden në Matiqan të Prishtinës.

Është kërkuar lëshimi i urdhëresës nga Gjykata Themelore në Prishtinë për bastisje të shtëpive të të dyshuarve të lartcekur dhe dje rreth orës 15:00 është realizuar operacioni kontrollit ku në shtëpinë e njërit janë gjetur dy armë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se njëra nga të dyshuarit është arrestuar gjatë kohës kur po tentonte të ikte, derisa tjetri është ende në arrati,

“Revole Parabellum dhe një karikator me 7 fishek të kalibrit 9mm, Revole Super Sport dhe 12 fishek të kalibrit 9mm, ndërsa i dyshuari L. K. me ti vërejtur policinë ka tentuar të ik nga dritarja me një sasi të narkotikëve në dorë, mirëpo të njëjtin policia e kanë ndaluar dhe arrestuar”.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në pjesë të ndryshme janë gjetur 5 qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 1503.3 gram, (1 kilogram e 503.3 gram ) dy peshore digjitale që shërbejnë për matje të narkotikëve në sasi të vogla, 50 copë fishek me gas të kalibrit 9mm dhe 1695 euro në bankënota të ndryshme të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve”.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i krimeve të Rënda në Prishtinë dhe në konsultim me të, i dyshuari L. K. pas intervistimit është  dërguar  në qendrën e mbajtjes për 48-orë për rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, ndërsa për të dyshuarin L. L., i cili ndodhet në arrati, Prokurorja ka udhëzuar që rasti të ndahet dhe të procedohet në Departamentin e përgjithshëm”.

“Në vend të ngjarjes ka dalë Njësia e Forenzikes Rajonale – Prishtinë e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e  dëshmive të gjetura si prova materiale. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente në bashkëpunim me organet e drejtësisë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Gjithashtu lexoni:

Basha jep detaje për investimin në rrugën Arllat – Malishevë

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit

Kufizime për kamionët në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Kosova News 15/12/2024 15/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Kusari: Do të vazhdojë mbështetja për gratë ndërmarrëse
11:46 -30/07/2026
Rrafshohet Hoteli “Jezero”
11:37 -30/07/2026
Nisin sot gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin-Potokut
11:18 -30/07/2026
LVV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij
11:16 -30/07/2026
Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike
10:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?