KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia autorizohet nga Prokuroria që ta hetojë vdekjen e pacientit në QKUK pas operacionit në zemër
Shëndetësi

Policia autorizohet nga Prokuroria që ta hetojë vdekjen e pacientit në QKUK pas operacionit në zemër

Kosova News
Kosova News 09:58 -06/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për rastin me pacientin që vdiq dy ditë më parë në QKUK, pas një operacioni të rrallë në zemër.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj  thotë se në rast të paraqitjes së elementeve për vepër penale, do të ndërmerren veprime të tjera.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht ne rast te paraqitjes se elementeve te ndonjë vepre penale, do te veprohet tutje me këtë rast”, ka thënë Ulaj.

Kardiokirurgu Kushtrim Shala ka dalë me një reagim të enjten në mbrëmje pak orë pasi u akuzua nga drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë për mungesë përvoje, në rastin e një operimi të rrallë të kryer mesnatën e së martës në QKUK.

Kirurgu kreu operacion për të cilin drejtori thotë se s’kishte përvojë, pacienti vdiq pas disa orësh

Shala e kishte cilësuar të suksesshëm intervenimin, por pacienti pas rreth tri orësh vdiq. Drejtori i Klinikës i ka quajtur kardiokirurgët jokompetentë dhe të papërvojë për një intervenim të tillë.

Teksa pacienti 63-vjeçar ende ishte në gjendje kome, kardiokirurgët e kanë paraqitur si sukses përmes një postimi me disa foto në Facebook. E pas vdekjes së pacientit, drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, i ka quajtur jokompetentë e të papërvojë mjekët që kryen intervenimin në zemrën e pacientit. Ai ka kërkuar hetim.

Në reagimin e tij në Facebook, Shala ka thënë se ndaj tij është bërë tentim për eliminim profesional nga Brahimaj të cilin e ka akuzuar vetë për mungesë përvoje.

Kardiokirurgu Shala: Menaxhmenti i Kardiokirurgjisë të shkarkohet dhe të hetohet rrënjësisht, ose do të shkatërrohemi

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale

IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, polica jep detaje

Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj

Kosova News 06/01/2023 06/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi
16:27 -20/06/2025
DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve
15:55 -20/06/2025
Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese
15:32 -20/06/2025
Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës
15:13 -20/06/2025
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
14:56 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?