KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia me operacion të gjerë për luftimin e skemave piramidale dhe bixhozin, arrestohen 14 persona
Siguri

Policia me operacion të gjerë për luftimin e skemave piramidale dhe bixhozin, arrestohen 14 persona

Kosova News
Kosova News 10:51 -20/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës, ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor në funksion të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit-bixhozit të jashtëligjshëm.

Operacioni është zhvilluar në vazhdimësi që nga data 25 prill 2025, pas pranimit të informatave të besueshme për zhvillimin e aktiviteteve të tilla të kundërligjshme në disa lokacione të rajonit të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni ka rezultuar tejet i suksesshëm, me ç’ rast;

-Janë inspektuar me sistem monitorimi, 75 lokacione të ndryshme, përfshirë këtu, shtëpi, lokale afariste dhe objekte përcjellëse.

– Në 25 prej tyre janë ndërmarrë kontrolle të detajuara.

– 7 lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe inspektoratet komunale për mungesë të dokumentacionit përkatës ose licencave.

Janë iniciuar 10 raste penale, janë evidentuar shënime zyrtare dhe raporte operative që lidhen me vepra penale të ndryshme, si:

organizim i lojërave të fatit,posedim i paautorizuar i substancave narkotike,armëmbajtje pa leje,kultivim, përpunim dhe shitje e substancave narkotike.

– Janë arrestuar 14 persona, të dyshuar për përfshirje direkte në këto aktivitete të paligjshme.

– Nga ta, 7 janë ndaluar me masë mbajtjeje prej 48 orësh, ndërsa 7 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Përgjatë operacionit janë sekuestruar në cilësi të provave të rëndësishme edhe:

13 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe 1 boks metalik;Pajisje laboratorike për përpunimin e substancave narkotike, përfshirë një sasi të dyshuar narkotikësh në qese plastike; 2726 euro para të gatshme;2 laptopë, 1 printer, një çantë me çipa dhe 15 palë letra bixhozi, si dhe,3 telefona mobil, të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e palëkundur në angazhimin e saj për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të jashtëligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Ky operacion dëshmon edhe njëherë profesionalizmin, bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe interesit të qytetarëve.

Gjithashtu lexoni:

Sallahu demanton deklaratat se janë ndalur fondet për të akuazuarit në Hagë: Qeveria ka paguar 32 milionë euro për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

“Defender Europe 25” nis të dielën, forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Policia në Ferizaj arreston një person për vjedhje të rëndë

Refuzohet dëshmia në Hagë, shkak dëshmitari ka probleme mendore

Bislimi në takim me Jiri Plecity rithekson nevojën e menjëhershme për heqjen e masave ndaj Kosovës

Kosova News 20/05/2025 20/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Suharekës nuk aplikoi për programin e Banimit të Përballueshëm dhe Social – Reagon shefi i asamblistëve të VV-së
17:17 -20/05/2025
Kurti bëri homazhe në nderim të dëshmorit Shemsi Vrellaku dhe martirëve Hamëz, Hysni, Sami dhe Avni Vrellaku
17:12 -20/05/2025
Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin – shkak, gjenocidi në Gaza
17:02 -20/05/2025
Gjermania kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse përjashtohet Izraeli
16:54 -20/05/2025
Sallahu demanton deklaratat se janë ndalur fondet për të akuazuarit në Hagë: Qeveria ka paguar 32 milionë euro për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
16:43 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?