Policia Rajonale e Ferizajt dje ka nisur një aksion të planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.
Në kuadër të këtij aksioni policia ka ndaluar disa persona, veç disa vërejtjeve, ka shqiptuar edhe disa fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike”.
Bëhet e ditur se në lidhje me ke këtë është njoftuar edhe gjyqtari nga Gjykata Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes.
Tutje theksohet se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës edhe në komunat tjera Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit.
“Kërkojmë bashkëpunim me qytetarët, saherë që hasin në lypësarë të njoftojnë menjëherë policinë, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë dhe të dhënat e juaja do të ruhen”, thuhet në njoftim.


