Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 22:00 njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës është realizuar në rrugën “Heroinat e Jasharve” në Skenderaj, pasi i është gjetur një personi të fshehur në çantën e krahut.
“Në kohën kur njësia policore ka ndaluar një automjet me targa vendore me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar te personi i dyshuar në çantën e krahut i është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit Pistoletë, dy (2) karikator me shtatë (7) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar J. S.,46 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’./KosovaNews/



