Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e vdekjes së dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Sipas policisë bëhet fjalë për një grua.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se fillimisht është raportuar për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti, ndërsa më pas ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit në vend të ngjarjes.
“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.