Para pak orësh KosovaNews, ekskluzivisht raportoi se telefonata që ngriti në këmbë gjithë shtetin, duke raportuar për bombë në Kuvendin e Kosovës, erdhi nga SERBIA!
Kjo tashmë është e konfirmuar edhe zyrtarisht nga Polica e Kosovës.
“Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri telefoni që mendohet të jetë nga Serbia,” thuhet në deklaratën e Policisë.
Lexo po ashtu:
Ndërkohë, bëhet e ditur se hetimet po vazhdojnë në koordinim me prokurorinë kompetente dhe janë përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë të sigurisë për të gjurmuar mjetet dhe rrjetet e komunikimit të përdorura në këtë kërcënim.
Autoritetet kanë theksuar se do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme hetimore për të siguruar qartësinë e plotë të këtij rasti dhe për të garantuar sigurinë publike./KosovaNews/
Njoftimi i Plotë i Policisë së Kosovës:
Informacion zyrtar Prishtinë, 5 korrik 2025 Lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, të ndodhur sot në orët e…
Posted by Kosovo Police on Saturday, July 5, 2025