Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vjedhje”.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se qytetarët për çdo informatë mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës.
“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Drenas, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.
Nga Policia thonë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].