Policia e Kosovës ka kapur një serb në fshatin Bistricë dhe në automjetin e tij janë gjetur edhe rreth 1200 zogj të pulave që i ka futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare.
Këtë vepër Policia e ka cilësuar si kalim i paautorizuar i kufirit dhe kontrabandim me mallra.
“Bistricë-Sharpel 22.02.2023 – 19:00. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me drejtues të dyshuarin mashkull serb i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare. Po ashtu në veturë janë gjetur rreth 1200 zogj të pulave”, thuhet në raportin policor.
Në lidhje me rastin thuhet se është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.


