Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur e mjekun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i cili u arrestuar nën dyshimin se ka marr ryshfet.
Sipas raportit të Policisë, nga ai janë konfiskuar një sasi e të hollave, një telefon si dhe disa pajisje mjekësore.
“Prishtinë 04.09.2023 – 11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.