Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksident që ndodhi në fshatin Besi në rrugën Prishtinë-Podujevë. Në këtë aksident janë lënduar 7 persona, ndërsa janë përfshirë disa makina.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.
Lexo edhe :

